Vdekje dhe shkatërrim, cfarë la pas aksidenti i Gjilanit (FOTO LAJM)

Janë publikuar fotografi të reja, ku shihet nga afër gjendja në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik në Gjilan, shkruan Albeu.com

Qytetarë nga Gjilani kanë publikuar fotografi ku shihet kamioni i copëtuarm, që u bë shkak i vdekjes së një personi dhe la të lënduar rreth 20 të tjerë.

U raportua se personi që vdiq nga ky aksident është Qerim Çoçaj, pronar i furrës "Çoça".

Ndërkaq prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë vozitësi i kamionit, që dyshohet se shkaktoi aksidentin. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2019, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori