“Vazhdoni me bombardimet!" Mesazhi i babait të binjakëve të vrarë për Trump (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një baba, binjakët dhe gruaja e të cilit mbetën të vrarë nga sulmi kimik që ndodhi në Siri, mbështet sulmet me raketa të marra nga SHBA-të kundër Sirisë.

Abdul Hamid Youssef, 29 vjeç, varrosi gruan dhe binjakët e tij 9 muajsh pas sulmit kimik që ndodhi në Khan Sheikhoun në verilindje të Sirisë.

Dhe pasi Trump urdhëroi sulmet ajrore në Bazën Ajrore ‘Shayrat’ të Sirisë, aty ku besohet se ndodhen avionët përgjegjës për sulmin kimik, ai tha për Mail Online:

“Sulmi amerikan kundër bazës ushtarake të Asadit aeroportit është një hap i mirë, por jo i mjaftueshëm, për shkak se regjimi ka shumë aeroporte të cilët përdoren për vrasjen e popullit sirian dhe shkatërrimin e qyteteve të lira.

“Tani ata kanë goditur një aeroport. Por krimineli Assad ka më shumë se 20 aeroporte dhe bombardimi është gjëja e parë që ata mund ta bëjnë. Këto operacione kanë ngritur shpirtrat tanë dhe ndalja e tyre është thellësisht tronditëse. Vuajtja në Siri duhet të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai, transmeton Albeu.

Dy ditë më parë marina amerikane qëlloi me raketa “Tomahowk” një bazë ajrore siriane, veprim ky që acaroi Rusinë, mbështetëse e regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad. /Albeu.com/
Shtuar më 08/04/2017, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori