Vezët janë të shëndetshme, por konsumi i tyre rrit rrezikun nga kjo sëmundje

Ngrënia e vezëve është një ide e mirë, por një studim i ri shkencor amerikan ka zbuluar se konsumimi i rregullt i vezëve rrit kolesterolin, rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe si pasojë vdekjen e parakohshme.

Njerëzit që hanë tre deri në katër vezë në javë kanë 6% më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës dhe 8% më shumë gjasa të vdesin para kohe sesa ata që nuk hanë fare vezë.

“Fajtori” duket se është kolesteroli që përmbajnë vezët. Konsumimi i 300 miligramëve të kolesterolit dietik në ditë shoqërohet me një rritje prej 17% të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe 18% të vdekjes së parakohshme.

Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Northëestern në Çikago, të udhëhequr nga profesorja e Asociuar e Mjekësisë Parandaluese Norina Allen, botuar në revistën mjekësore amerikane JAMA, analizuan të dhënat nga gjashtë studime të afro 30,000 njerëzve.

Gjetjet e reja bien ndesh me rekomandimet e bëra nga Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Bujqësisë në vitin 2015, sipas të cilave njerëzit nuk duhet të shqetësohen për konsumimin e më shumë vezëve për shkak të kolesterolit të lartë.

Studimi i ri, nga ana tjetër, argumenton se duhet kufizuar konsumimi i vezëve dhe kolesterolit, kështu që udhëzimet duhet të rishikohen.

Çështja e vezëve ka shkaktuar konfuzion tek shkencëtarët dhe publiku i gjerë. Megjithëse disa studime të mëparshme nuk kishin arritur të gjenin një lidhje midis vezëve (dhe ushqimeve të tjera me kolesterol) dhe rrezikut kardiovaskular, studimi i ri zbuloi qartë një lidhje të tillë.

Megjithatë, studiuesit theksuan se nuk ka nevojë të eliminohen plotësisht vezët nga dieta, përderisa i kufizojnë ato dhe preferojnë të bardhat e vezëve sesa të verdhat. Shumica e kolesterolit gjendet në të verdhën e vezës dhe jo në të bardhën e vezës. E verdha është një nga burimet më të pasura të kolesterolit ndër të gjitha ushqimet. Një vezë e madhe përmban 186 miligramë kolesterol dietik në të verdhën e saj. Produkte të tjera shtazore me kolesterol të lartë janë mishi i kuq dhe i përpunuar dhe produktet e qumështit me yndyrë të plotë si gjalpi./albeu.com


Shtuar 4.02.2022 08:51

Tags: ,