Sherri shumë i famshëm
Enca-Noizy është diskutuar kaq shumë dhe ata akoma nuk pushojnë së hedhuri kunja dhe dedikime ndaj njëri tjetrit dhe gjthashtu duke përfshirë edhe pjestarët e tjerë të OTR.
Gjatë kohës kur
Enca u zu me Noizy-n, Varrosi publikoi këngën “Ti nuk je OTR” dhe u përfol se ky ishte një
dedikim për këngëtaren, pavarësisht se reperi e mohoi këtë gjë në emisionin “Thumb”. Madje, ai tha:
“Me
Encën vazhdojmë të jemi miq”.
Pak ditë më parë
Enca ka publikuar këngën e saj më të re “Ciao” dhe ajo ç’ka na bëri përshtypje është fakti se
Enca kishte mbledhur shoqërinë e saj në videoklip. Më tepër kënga dukej si një
dedikim, si për të thënë se tani ka një tjetër familje të madhe.
U duk dhe u diskutua së
Enca gjithcka e bëri me qëllim ti përcillte një
mesazh Noizyt por kjo nuk dihet vërtet.
Këtë nuk e dimë me saktësi, por statusi i Varrosit në Insta Story na i shtoi edhe më shumë dyshimet. Ditën e djeshme, në profilin e tij ai ka shkruajtur:
“Më duket se duhet me bo “Ti nuk je OTR 2”, se nuk e kanë kuptuar hala”.
Dhe në fakt duket si një
mesazh për
Encën. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2017,
ora 10:52