Varrosi ka një mesazh jo të mirë për Encën (FOTO LAJM)

Sherri shumë i famshëm Enca-Noizy është diskutuar kaq shumë dhe ata akoma nuk pushojnë së hedhuri kunja dhe dedikime ndaj njëri tjetrit dhe gjthashtu duke përfshirë edhe pjestarët e tjerë të OTR.

Gjatë kohës kur Enca u zu me Noizy-n, Varrosi publikoi këngën “Ti nuk je OTR” dhe u përfol se ky ishte një dedikim për këngëtaren, pavarësisht se reperi e mohoi këtë gjë në emisionin “Thumb”. Madje, ai tha:

“Me Encën vazhdojmë të jemi miq”.

Pak ditë më parë Enca ka publikuar këngën e saj më të re “Ciao” dhe ajo ç’ka na bëri përshtypje është fakti se Enca kishte mbledhur shoqërinë e saj në videoklip. Më tepër kënga dukej si një dedikim, si për të thënë se tani ka një tjetër familje të madhe.

U duk dhe u diskutua së Enca gjithcka e bëri me qëllim ti përcillte një mesazh Noizyt por kjo nuk dihet vërtet.

Këtë nuk e dimë me saktësi, por statusi i Varrosit në Insta Story na i shtoi edhe më shumë dyshimet. Ditën e djeshme, në profilin e tij ai ka shkruajtur:

“Më duket se duhet me bo “Ti nuk je OTR 2”, se nuk e kanë kuptuar hala”.

Dhe në fakt duket si një mesazh për Encën. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2017, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori