Varri i Profetit Muhamed mund të zhvendoset (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Një nga vendet më të rendesishme të Islamit, varri i Profetit Muhamed, mund të shkatërrohet dhe trupi i tij të vendoset në një varr tjetër anonim, gjë që do të nxisë përçarje në të gjithë botën myslimane.

Sipas “The Independent”, një dokument 61-faqesh ka qarkulluar në mesin e mbikëqyrësve të vendit të shenjtë, që propozon që trupi i Profetit të zhvendoset në varrezat al-Baqi, ku do të varroset fshehurazi.

Vendi ku ai pushon në Medina, Arabi Saudite, vizitohet nga miliona myslimanë çdo vit dhe konsiderohet si vendi i dytë më i shenjtë pas Qabesë, ndërtesa e famshme në Mekë.

Ideja u hodh në dritë nga një akademik nga Arabia i cili ka kritikuar shkatërrimin e vendeve dhe objekteve të shenjta në Mekë. Akademiku i ka bërë publike planet për të lëvizur trupin te Profetit, nga frika se vendi po bëhet gjithnjë e më shumë një vend i adhuruar.

“Duan që t’i parandalojnë pelegrinët nga pjesëmarrja dhe nderimi i varrit sepse besojnë se kjo është “shirk”. Por, mënyra e vetme për t’i ndalur njerëzit së vizituari Profetin është ta zhvarrosin prej aty” është shprehur për gazetën, dr Irfan al-Alaëi, drejtor i Fondacionit për Hulumtime të Trashëgimisë Islame.

Shirk” në besimin islam, është adhurimi i objekteve apo shenjtorëve dhe është i ndaluar me fe. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori