Varfanjakët e një prej qyteteve më të pasura të planetit (FOTO-LAJM)

Në një nga qytetet më të pasura të Botës mund të gjesh njerëz që kanë si shtëpi kafaze të vogla për të cilat paguajnë rreth 150 dollarë në vit qira.


Fotografi britanik Brian Cassey ka fotografuar kafazet e të varfërve të cilët janë 1.8 metra të larta dhe 1 metër të gjera. Me një popullsi prej 7 milionë banorësh, ish-kolonia e pasur britanike ka një sipërfaqe prej 1103 km² dhe për këtë arsye çmimet e qirave janë shumë të larta. Një apartament me vetëm një dhomë kushton rreth 1500 $ në muaj. Shtëpitë-kafaze nisën të “lulëzonin” në vitet ’50-’60, ku shumë emigrantë nga Kina u dyndën në Hong Kong. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2014, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori