Valvit flamurin kuq e zi në Greqi, Enrique Iglesias lumturon fansat shqiptarë (FOTO LAJM)

Enrique Iglesias tani të duam edhe më shumë!

Mbrëmjen e kaluar Enrique Iglesias mbajti koncertin e tij të radhës në Greqi.

Sigurisht që të gjithë fansat e tij në Greqi dhe shtetet afër nuk humbën mundësinë për ta parë live dhe koncerti ka qenë elektrizues.

Me mijëra njerëz që këndonin bashkë me të dhe performancat e Enrique-s ishin të jashtëzakonshme.

Por e dini përse e duam më shumë këngëtarin?

Gjatë koncertit një fans i ka hedhur në skenë flamurin shqiptar dhe Enrique e ka marrë atë për ta mbajtur për disa momente në skenë.

Fansat shqiptarë kanë shpërthyer në brohorima dhe me të drejtë!

Shtuar më 28/10/2019, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori