Valë largimesh nga Vizion Plus, ikën spikeri i njohur i lajmeve (FOTO LAJM)

Pëlqej
Vera është një periudhë intensive merkatoje, jo vetëm në futboll, por edhe në tregun mediatik. “Albeu” ka mësuar nga burime konfidenciale se një tjetër largim është shënuar ditët e fundit nga rradhët e televizionit Vizion Plus.

Pas largimit të bujshëm të Turjan Hyskos, i cili mori me vete në Klan Plus edhe aktorët e humorit të “Apartamentit 2XL”, Vizion Plus ka humbur edhe një nga spikerët e tij kryesorë.

Bëhet fjalë për moderatorin Edvin Peçin, i cili së fundmi nuk është parë më të moderojë edicionet e lajmeve në këtë televizion. “Albeu” komunikoi me spikerin e lajmeve në lidhje me këtë informacion dhe ai konfirmoi se ishte larguar nga Vizion Plus, pas një qëndrimi në total prej 8 vitesh në këtë televizion, me një shkëputje në mes. I pyetur në lidhje me arsyet që e shtynë në këtë vendim, ai nuk preferoi t’i bënte publike, duke theksuar se nuk do të donte që ato të bëheshin objekt i interpretimeve mediatike.

Nuk dihet destinacioni i tij i ardhshëm, por me gjasë sezonin e ardhshëm moderatorin do ta shohim në një nga televizionet e rëndësishme, duke qënë se këtë periudhë kanë qënë të shumta lëvizjet apo edhe thashethemet për zhvendosje moderatorësh.

Albeu ka mësuar gjithashtu për një tjetër largim të pritshëm nga Vizion Plus.

Këtë herë bëhet fjalë për gazetarin e kronikës, Jul Kasapi, për të cilin flitet për një largim të mundshëm te televizioni i ri A2, edhe pse bëhet fjalë për një lajm ende të pakonfirmuar./albeu.com/
Shtuar më 27/07/2018, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori