Valdrin Sahiti po feston sot ditëlindjen e tij të 32-të.
Ai është dizajneri më i
kërkuar i vendit, por përveç biznesit të suksesshëm,
Valdrin Sahiti ka edhe një familje shumë të lumtur.
Me rastin e 32-vjetorit të tij, bashkëshortja
Edita Ramadani i ka bërë një postim të bukur, por edhe i ka
kërkuar falje për diçka.
Ajo ka
shkruar se si nuk ka mundur t’i realizojë udhëtimin e ditëlindjes këtë herë, por që udhëtimi ishte i pamundur për shkak të vajzës së tyre e cila do përkujdesje.
Edita gjithashtu ka
shkruar se do t’ia kompensojë në mundësinë e parë, ndërsa ajo duket se e ka bërë këtë me anë të një torte që i ka përgatitur, ku vë në fokus familjen dhe se sa baba e bashkëshort i devotshëm është ai.
Shtuar më 19/10/2018,
ora 14:25