BILANCI/ Tre të vrarë dhe tre të plagosur në Danimarkë, arrestohet autori i dyshuar 22-vjeçar

Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur dhe janë në gjendje kritike për jetën pas sulmit në një qendër tregtare në Kopenhegen, Danimarkë.

Një 22-vjeçar danez është arrestuar pas të shtënave në qendrën tregtare Fild-s, një nga qendrat tregtare më të mëdha në Skandinavi.

Kryeinspektori Thomassen se policia e arrestoi autorin 11 minuta më vonë pasi mori sinjalin se kishte ndodhur një sulm.

Deri më tani sipas tij nuk ka prova se autori ishte duke punuar në komplot me të tjerë dhe nuk mendohet se ishte një akt terrorist, por kjo mund të ndryshojë./albeu.com