Vajza e vogël e Donald Trump pushime luksi në Capri (FOTO LAJM)

Pëlqej
Vajza e vogël e Presidentit amerikan Donald Trump duket se ka filluar pushimet e saj luksoze.

Tiffany është fotografuar së fundmi në Kapri të Italisë.

Tiffany ndodhet në brigjet italiane së bashku me nënën e saj, ish-bashkëshorten e Trump, Marla Maples.

Fotot janë kapur teksa ato qëndronin së bashku mbi një jaht luksoz, ndërsa shoqëroheshin edhe nga agjentë të shërbimeve sekrete, shkruan “Daily Mail.”

Prej 3 javësh, Tiffany është duke udhëtuar nëpër Europë me të dashurin e saj, por në Kapri ai nuk është parë. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori