I mungojnë ditët me kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Anna Lika: Qaj kur i kujtoj (FOTO&VIDEO)

Pak kohë më parë u fol në media për një lidhje romantike të aktores Anna Lika.

Burimet thanë se partneri i saj është Amir Rrahmani, futbollisti shqiptar 26-vjeçar që luan për ekipin Kombëtar të Kosovës dhe për Veronën e Italisë.

Lidhja u konfirmua pasi në rrjetet e tyre sociale ata publikonin foto ku shfaqeshin në të njëjtin vend dhe të fundit e kishin nga Franca.

E ftuar së fundmi në Pop Culture, Ana është pyetur se për çfarë qan së fundmi dhe aktorja është përgjigjur: Për veten time para një muaji, pasi isha në udhëtime, duke konfirmuar tërthorazi lidhjen.

Pra fiks kohën kur udhëtonte dhe u spikat nga media për lidhjen me Amir Rrahmanin./albeu.com/


Shtuar 18.04.2020 14:29