Vajza e manjatit të naftës thyen rekordin, vesh fustanin 600 mijë euro (FOTO LAJM)

Një dasmë si në përralla ka qënë ajo e një çifti rus, ku shpenzimet nuk kanë të llogaritur. Madina Shokirova, vajza e Ilkhom Shokirov kishte veshur në fustan nusërie të mbuluar me xhevahirë, me një vlerë marramendëse prej afërsisht 600 mijë euro, e ndërsa stilisti i kësaj mrekullie ka qënë britanik.

Vajza e manjatit të naftës ka pasur dasmën më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. Ceremonia e dasmës është zhvilluar në hotelin luksoz të Moskës, Radisson Royal Congress Park, ku çmimi i një suite presidenciale për një natë është 5 mijë euro.

Në këtë dasmë ishin të ftuar rreth 900 persona, ku përveç familjarëve dhe të afërmve, ishin miq dhe anëtarë të tjerë të elitës ruse. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2016, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori