Përfshihet nga flakët zyra noteriale në qendër të Lezhës (VIDEO)

Është përfshirë nga flakët një zyrë noterie në Lezhë.

Sipas burimeve, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, megjithëse dokumentacioni që gjendej aty është djegur.

Dyshimet janë që flakët të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/