“Ata janë më të rrezikshmit, marrin nga 6 rroga”, Gent Zenelaj tregon hapur problematikët e shoqërisë sonë

Aktori Gent Zenelaj është siguruar gjithmonë që të shfaq qytetari në çdo dalje të tij, si në profesionin e tij ashu edhe në rrjetet sociale.
Na ka dhuruar shumë të qeshura në programet e humorit ku ka marrë pjesë, na ka emocionuar me rolet e tij në kinematografi, jemi mësuar me të edhe në rolin e moderatorit, por Genti politikan? E vështirë për t’u besuar, por në një intervistë për ‘FitStation’, aktori nuk e përjashtoi këtë mundësi.

Pyetjes “E ke menduar ndonjëherë të bëhesh pjesë e politikës?”, ai iu përgjigj:

“Çdo ditë. Një miku im politikan më tha nuk ndryshohet sistemi po nuk u fute brenda sistemit. Problemi më i madh është se politika ka shumë para brenda dhe tendenca që ta çorientosh busullën e ndërgjegjes tënde është shumë e fortë, fillojnë tenderat apo postet.

Ka sot njerëz të padukshëm që marrin 6 rroga dhe ne nuk e dimë. Janë njerëz që për fatin tonë të keq hiqen sikur janë pjesë e shoqërisë civile, ata janë më të rrezikshmit. E mendoj çdo ditë të jem pjesë e politikës, nuk e di nëse jam i duhuri se nuk e përcaktoj unë e përcakton populli apo elektorati. Unë kam vendosur të jem i sinqertë dhe i vërtetë aq sa mundem.”