Vajza e deputetes të PD-së bën ndryshimin drastik (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ajo është një nga vajzat më të bukura të botës së modelingut dhe pse në fakt është në një moshë shumë të re.

Vetëm 18 vjeç, Ada Deda vajza e Albina Dedës, deputetes të PD-së, ka vendosur që të bëjë një ndryshim drastik në pamjen e saj. Ajo ka vendosur të kthehet nga një bionde në një brune.

Sigurisht edhe tani ajo duket shumë tërheqëse si gjithnjë.

Para pak ditësh Ada njoftoi se do të bëhet një gazetare e ardhshme sepse do të studiojë në degën e gazetarisë pranë Universitetit të Tiranës.

"Fëmija është lumturia e prindit. Por kjo lumturi shumefishohet nga mbaresia e femijes. E si te mos lumturohem e krenohem me Aden. Perveçse modele ajo do jete dhe gazetarja e ardhshme. Sapo u pranua ne Degen e Gazetarise, Universiteti Tiranes. Suksese bija ime!"- shkroi Albina Deda në profilin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori