Shtatzënë apo ka rënë në dashuri? Arjola Demiri tregon të vërtetën e nurit që po mundon fasnat (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur, Arjola Demiri, vijon që të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas mbarimit të “Big Brother VIP”. Ajo është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku postimet apo deklaratat që bën aty, rrëmbejnë menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi, Arjola ka publikuar në “Instastory” disa video ku shkruan: “Çfarë thonë kur ke nur?”.

Duket se për këtë pyetje ajo ka marrë përgjigje të shumta dhe ka vendosur që t’i ndajë me të gjithë.

“Sot e mora vesh që ka vetëm 3 zgjidhje kur ke nur. E para është shtatzënia, e dyta “ke rënë në dashuri” dhe e treta “do të vdesësh.” Wtf, asnjëra. Shoqet i kam shtatzënë dhe mua më ka rënë nuri”, është përgjigjur ish-banorja e BB VIP.

Ndërkohë nga postimet në rrjetet sociale, kuptohet se Arjola po shijon pushimet, teksa së fundmi ka publikuar dhe një video nga Saranda.