Atalanta pranë bomberit të Serie A (FOTO LAJM)

Atalanta dëshiron të blejë sulmuesin italian Andrea Bellotti për të forcuar linjën e saj sulmuese, sipas një raportimi të “Tuttosport” ku thuhet se axhenda e lojtarit ka arritur një marrëveshje verbale me klubin italian.

Në të njëjtin shkrim të gazetës italiane thuhet se futbollisti 27-vjeçar dëshiron të veshë një fanellë më të madhe të ekipit, ndërsa së fundmi ka refuzuar të rinovojë kontratën e ofruar nga administrata e Torinos.

Bellotti është në Torino që nga viti 2015 kur e bleu nga Palermo dhe këtë vit ka 12 paraqitje, 3 gola dhe 1 asistim. Gjithsej në këto shtatë sezone ai ka 240 paraqitje, 108 gola dhe 28 asistime. /albeu.com/

Torino Captain Andrea Belotti “Deluded By Inter”, Italian Media Claim


Shtuar 22.02.2022 16:15