Vajza doli cullak në tapetin e kuq, nëna trondit me deklaratën e saj (FOTO LAJM)

Ish-aktorja e Big Brother Italia, Giulia Salemi shkaktoi një skandal të vërtetë pak kohë më parë me veshjen e saj në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias.

Ajo dukej krejtësisht e zhveshur nga mesi e poshtë duke shkaktuar kritika të forta në media, raporton Albeu.com.

Në një prononcim gjatë ditës së djeshme, nëna e saj Fariba Tehrani shpjegoi se pas asaj shfaqjeje, vajza kishte humbur dy punë dhe ishte prekur shumë nga kritikat.

"Fill pasi përfundoi transmetimi, unë fillova të shoh komentet dhe u trondita shumë. Madje ishin edhe gazetarë të njohur ata që na sulmuan", shprehet ajo.

Giulia Salemi ka qenë pjesëmarrëse e Big Brother Italia 2017 dhe ka marrë pjesë në disa role në filma. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori