Aksident i qëllimshëm? Makina u fut në krah të kundërt dhe u përplas me makinat shoqëruese të Berishës (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme në autostradën Milot Mamurras është aksidentur eskorta e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili pak orë më parë ishte në foltoren e radhës në Kurbin.

Burimet bëjnë me dije se aksidenti ka qënë masiv dhe janë përfshirë 5 mjete, 2 prej tyre të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mësohet se ish-kryeministri nuk ka qënë në asnjërën prej makinave të përfshira në aksident.

Dyshohet se makina e cila ka shkaktuar aksidentin është futur në krah të kundërt dhe me shpejtësi shumë të lartë gjë që ka shkaktuar aksidentin.

Nga ky aksidet mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë 3 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit mbi këtë aksident të rëndë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 26.11.2021 21:14