Ushtria zëvendëson “Kallashnikovin” me “M4” -n (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Pas shumë vitesh, ushtria shqiptare zëvendëson “Kallashnikovin” me armën amerikane karabina “M4”. Ministria e Mbrojtjes ka vendosur që një pjesë të fondeve të shtuara nga Buxheti i rishikuar do t’i përdorë për të blerë pikërisht këtë armë.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli njoftoi dje se një nga batalionet e Forcave të Armatosura të Shqipërisë do të pajiset me armën “M4”.

“Me rishpërndarjen e fondeve të akorduara nga qeveria për vitin 2014, do të plotësojmë me armatimin modern sipas standardeve Batalionin e Dytë të Këmbësorisë. Automatikë M4, pistoleta, mitraloza të lehtë, pushkë speciale, mortaja si dhe gjithë municioni i nevojshëm për plotësimin e kompletimin e Batalionit. Më në fund do të kemi një njësi që nuk do të përdorë kallashnikovin sovjetik, imazhin e çdo guerilasi në botë”, – tha Kodheli.

Fillimisht në fazën e parë të këtij projekti do të blihen 636 copë armë “M4”. Sipas çmimeve në tregjet botërore, një armë e tillë vlen në shifrat e 1400 dollarëve amerikanë.
Shtuar më 26/09/2014, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori