Ushtarja e Koresë së Veriut rrëfen tmerrin: Na përdhunonte komandanti

Pëlqej
Një grua që shërbeu në ushtrinë e Koresë së Veriut u shpreh se jeta ishte kaq e vështirë për ushtarët femra në këtë vend sa dhe përdhunimi ishte dicka e zakonshme.

Lee So Yeon vullnetarisht shërbeu kur ishte 17 vjeç në ushtri nga një sens patriotizmi dhe për të ndjekur gjurmët e anëtarëve të familjes, përcjell albeu.com.

Tundimi nga ushqimi i rregullt dhe të garantuar ishte gjithashtu nxitje në një kohë, gjatë viteve 1990, kur vendi po përjetonte një zi buke të rëndë.

Yeon tashmë 41-vjeçare tha se mijëra gra të tjera bënë të njëjtën gjë dhe fillimisht u nxitën nga një ndjenjë e patriotizmit dhe qëllimit të përbashkët.

Ajo fillimisht gëzonte jetën në ushtrinë e katërt më të madhe në botë.

Por kushtet e vështira, duke përfshirë mungesën e ushqimit dhe stërvitjen e vështirë shpejt filloi t'i kthehej në një situatë të tmerrshme.

"Pas gjashtë muajsh deri në një vit shërbimi, ne na ikën edhe menstraucionet për shkak të kequshqyerjes dhe mjedisit stresues", tha ajo në një intervistë me BBC.

Ajo e përshkroi edhe një nga gjërat më të vështira, se nuk kishte ujë të bënte dush dhe detyrohej të lahej në një lumë malor i cili ishte i mbushur me gjarpërinj dhe bretkosa.

Megjithëse gratë kishin trajnime fizike pak më të lehta, ata gatuanin dhe pastronin gjithashtu, nga të cilat kolegët meshkuj ishin të përjashtuar.

Derisa ajo nuk ishte përdhunuar gjatë kohës që qëndroi në ushtri midis viteve 1992 dhe 2001 ajo tha se shumë nga shoqet e saj ishin përdhunuar.

"Komandanti qëndronte në dhomën e tij dhe përdhunonte ushtarët femra nën komandën e tij. Kjo ndodhte pa pushim. "

Lee So Yeon, u largua nga ushtria rreth moshës 28 vjeçare dhe shërbeu si një rreshter në një njësi të sinjaleve pranë kufirit të Koresë së Jugut, por luftoi financiarisht në jetën civile dhe u përpoq të shpëtojë në vitin 2008. /albeu.com/


















Shtuar më 22/11/2017, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori