Dhunonte nënën, në pranga 29-vjeçari nga Divjaka

Policia ka vënë në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale. Një prej tyre ëhstë arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 34 vjeç, pasi duke djegur barëra në tokën e tij në fshatin Jaxhias, Lushnjë, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur ullinj në pronësi të shtetasve Sh. K dhe N. Sh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim L. B., 55 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 12.07.2021 e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. T., 29 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Nga Oficeri Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Lushnjë janë kryer veprimet dhe janë referuar materialet për vlerësim për shtetasen E. Gj., 27 vjeçe, pasi në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Dacia” ka goditur këmbësorin, shtetasin K. Gj., 29 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë./albeu.com

 


Shtuar 14.09.2021 12:15