E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
"Ushtar" i bosit shqiptar në burg Klodian Lekoçaj, arrestohet avokati i njohur grek (FOTO LAJM)

Një skandal përvetësimi të shumave të mëdha përmes një kompanie nga një biznesmen grek dhe më pas vrasja e një avokati nga shqiptarë të paguar po shkakton një tërmet të vërtetë në drejtësinë greke.

Dy avokatë të tjerë janë arrestuar gjatë ditës së sotme në Greqi, si të dyshuar për përfshirje në afera me atë që quhet "mafia e burgjeve", e cila sipas mediave greke drejtohet pikërisht nga beratasi Klodian Lekoçaj, shkruan Albeu.com.

Avokati Alexandros Lykourezos u arrestua mëngjesin e sotëm sëbashku me avokatin tjetër Thodoris Panagopoulos pasi dyshohet se ata mbanin kontaktet me Klodian Lekoçajn në burg duke i kërkuar para biznesmenit Aristides Floros për shërbimet që kishte kryer në emër të tij.

Kur Floros hezitoi të paguante paratë, atëherë filloi seria e tjetër e vrasjeve mes këtij të fundit dhe grupit të shqiptarëve. I pari që u vra ishte avokati i njohur grek Michail Zafiropoulos. Policia greke arrestoi dy shqiptarë për vrasjen e tij, njëri prej të cilëve më pas u vra në burg.

Ndërkohë, autoritetet greke kanë përgjuar telefonata të avokatit të arrestuar sot me Klodian Lekoçajn, i cili i thotë që të kërkojë 5 milion euro në emër të tij.

"Ne kemi kërkuar 5 ndërkohë që na janë dhënë vetëm 1.7 (milion euro). Ju duhet të shkoni atje dhe të çoni fjalët e mia", është njëra prej bisedave të përgjuara nga autoritetet greke mes Lekoçajt dhe Lykourezos.

Në një tjetër, Lekoçaj thotë: Aleksandri kërkoi 2 sepse i duhen dy. Ne kemi kërkuar 5 (milion euro) dhe më beso, unë jam shqiptar dhe kam kërkuar 5.

Mes biznesmenit grek dhe vrasjeve mes veti, si po eleminohen shqiptarët në burgjet greke

Arbër Bako, Olti Duçe dhe Klodian Lekocaj ishte treshja e shumë përfolur e shqiptarëve, të cilët së bashku me dy shqiptarë dhe dy grekë të tjerë akuzohen se ishin një grup kriminal që kryente vrasje me pagesë.

Emri i Bakos dhe shokëve të tij do të dilte në vitin 2014, kur ai qëlloi me kallashnikov një lokal në Athinë duke lënë të plagosur 15 persona. Policia e arrestoi atë disa ditë më parë, ndërsa në dosje kishte edhe krime te tjera të tij.

Bako mundi të dalë nga burgu deri në vitin 2017 kur u ekzekutua avokati i njohur grek Mihalis Zafeiropoulos, i cili ishte futur në burg një biznesmen të njohur grek.

Aristidis Floros kishte vjedhur 260 milion euro të shtetit grek përmes mashtrimit. Kur ishte në burg, biznesmeni në fjalë mendoi të hakmerrej ndaj avokatëve duke porositur kështu bandën e shqiptarëve për vrasjen e tij.

Policia greke dyshon se porosinë për vrasjen e avokatit e morën pikërisht Arbër Bako, Klodian Lekocaj dhe Olti Duçe. Këta të fundit ia përcollën porosinë “ushtarëve” të tyre, Aleksandër Mata dhe Mikel Brahimaj greke duke bërë kështu që të vritej avokati.

Fill pas kësaj, policia i arrestoi të pesë shqiptarët duke i përballur edhe me akuzat.

Në këtë periudhë nis ndërkohë edhe eleminimi i dëshmitarëve të vrasjes së avokatit.

Tashmë grupi i shqiptarëve ishte shkatërruar edhe ata akuzonin njëri-tjetrin për nxjerrjen e emrave duke i mundësuar kështu prokurorisë qepjen e dosjes.

Gjatë viteve të fundit në burgjet greke janë vrarë tre shqiptarë që kishin dijeni për vrasjen në fjalë, të cilët do të dëshmonin në gjyq.

Dëshmia ishte edhe shkaku i transferimit të Arbër Bakos nga Chania për në burgun e Koridalos, ku edhe u masakrua me thika nga një shqiptar dhe një grek.

Autoritetet greke dyshojnë se urdhrin për vrasjen e Bakos e ka dhënë ish-shoku i tij, Klodian Lekocaj.

Policia greke përgjoi një bisedë të Klodian Lekocaj me të burgosurin Ibrahim Brahimllari, i cili goditi Albert Bakon.

Në këtë bisedë, bosi i mafias së burgut madje duket se qorton vrasësin e Bakos pse ai e ka vrarë atë jashtë qelisë së burgut, ndryshe nga çfarë ishte planifikuar.

Kjo kishte sjellë pasoja, pasi kamera të sigurisë kishin filmuar skenën duke djegur një

bashkëpunëtor 25-vjeçar grek këtë herë, i cili ishte urdhëruar që pas lirimit të tij të kryente detyra të caktuara që banda do t’i besonte.

“Të thashë 100 herë që ta bësh brenda dhomës tënde”, i tha Lekocaj për të marrë si përgjigje justifikimin: “Nuk bëhej. Si mund ta bëja Brenda dhomës kur ai po më shikonte? Prisja të kthehej pak që të mund të nxirrja thikën. E gjeta rastin vetëm aty tek dera, sapo u kthye ia futa një në zverk”.

burg është ekzekutuar gjithashtu edhe Bardhyl Tusha, i cili dyshohet se strehoi në shtëpinë e tij njërin prej vrasësve të avokatit grek. Policia tha se kishte vdekur nga mbidoza e drogës, por familjarët deklarojnë se ai nuk konsumonte lënde narkotike dhe se ishte helmuar nga banda e ciganëve në burg.

Akuza për tentativë vrasje në burg ka patur edhe nga Klodian Lekocaj. Policia ka marrë masa shtesë për mbrojtjen e Lekocajt në një kohë që e akuzon se porositi vrasjen e Bakos dhe dëshmitarëve të tjerë.

Tashmë shqiptarët kanë kundër edhe biznesmenin grek që i porositi për vrasjen e avokatit. Ai gjithashtu ka bandën e vetë që eleminon dëshmitarët duke e kthyer kështu situatën në burgjet greke mjaft dramatike për ata që kanë sadopak lidhje me atë vrasje. /Albeu.com/
Shtuar më 19/04/2019, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori