“Paqe” mes Chelsea dhe Liverpool në javën e parë të Premier League, dy skuadrat ndajnë pikët

Ndeshja e javës së parë në Ligën Premier mes Chelseat dhe Liverpoolit është mbyllur në barazim (1-1).

Reds e nisën më mirë takimin, duke qenë më të rrezikshëm me disa raste.

Si pasojë e kësaj erdhi edhe goli, kur në minutën e 18-të asistimin e Mohamed Salah e ktheu në gol Luis Diaz për 1-0.

Liverpooli shënoi edhe një herë në minutën e 29-të me Salah, por egjiptiani ishte në pozitë jashtë loje dhe pas rishikimit të VAR u anulua goli.

Chelsea mori baraspeshën në minutën e 37-të, kur Alex Disasi shënoi nga afër për 1-1.

Pas dy minutash londinezët shënuan edhe njëherë me Ben Chilwell, por edhe ky gol u anulua për pozitë jashtë loje pasi u shikua në VAR.

Pjesa e dytë ishte më e dobët dhe më me pak raste nga të dyja skuadrat.

Në minutat e fundit të dy skuadrat kishin nga një rast të mirë që të merrnin fitoren, por nuk ia arritën.

Chelsea dhe Liverpooli marrin nga një pikë në xhiron e parë.


Shtuar 13.08.2023 20:14