E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Urren myslimanët dhe fenë Islame, zëdhënësja e Trump kandidon për guvernatore (FOTO LAJM)

Një pronare e një dyqani armësh e cila në vitin 2014 i ndaloi myslimanët të hynin në biznesin e saj si një çështje e "sigurisë publike" ka njoftuar se tani ka ndërmend të kandidojë për guvernatore në shtetin amerikan të Arkansasit.

Republikanja Jan Morgan njoftoi zyrtarisht kandidaturën e saj në një ngjarje të Vitit të Ri në qytetin e saj të Hope Springs, Arkansas. Ajo do të sfidojë guvernatorin republikan në detyrë Asa Hutchinson në maj, përcjell albeu.com

Morgan, e cila ka shërbyer si zëdhënëse kombëtare për Qytetarët për Trump, krijoi një stuhi në vitin 2014, kur ajo pretendonte se Islami nuk ishte "një fe" dhe nuk duhej të siguronte mbrojtje sipas Kushtetutës së SHBA-së.

Në një postim të çuditshëm në Facebook dy vjet më parë, ajo u shpreh "se përse duhej t'i shiste një pistoletë dhe municion dikujt që është mysliman i cili mund ta vrasë me atë armë".

Ajo shtoi në postimin e saj se ajo besonte se Kurani përmban "109 vargje që urdhërojnë urrejtjen, vrasjen dhe terrorin" dhe pretendon se shumë herë është kërcënuar me jetë nga myslimanët. /albeu.com/
























Shtuar më 03/01/2018, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori