“Shatërvan” në Tiranë, çahet tubacioni kryesor i ujësjellësit të Bovillës

Tubacioni kryesor i ujësjellësit të Bovillës në Tiranë është çarë dhe dëmtuar në disa segmente të tij, duke bërë që uji të ngrihet në ajër deri në disa metra.

Tubacioni është çarë që mbrëmjen e djeshme për shkak të punimeve të Ujësjellës Kanalizime Tiranë në zonën e njohur ‘Kafja e Rremës’.

Sipas njoftimeve të deritanishme grupet e UKT-së  janë nisur për të riparuar tubacionin, shpërthimi i të cilit s’ka për të pasur ndikim në furnizim.


Shtuar 6.07.2023 12:00

Tags: ,