Upss! Media britanike thumbon keq Encën duke publikuar fotot: Modifikim ekstrem! (FOTO LAJM)
Enca është një ndër këngëtaret më të komentuara në Shqipëri, për hitet e saj, projektet e reja por jo vetëm.
Duke qënë se i vë një rëndësi të madhe paraqitjes së saj dhe formave
trupore,
Enca është komentuar gjërë edhe për përdorimin e photoshop në
fotot e saj të publikuara në rrjetet sociale.
Zërat u bënë edhe më të ashpra pas publikimit të fotove nga paparacët gjatë promovimit të filmit "I love Tropoja".
Së fundmi
Enca është bërë pjesë e medias britanike "Daily Mail" e cila i ka kushtuar një artikull shumë thumbues këngëtares shqiptare.
Media angleze shkruan se ajo ka bërë modifikim ekstrem të formave
trupore për tu dukur me e dobët.
Gjithashtu Daily Mail publikoi dy
foto të saj për të treguar diferencën e një
foto me photoshop dhe një të pa modifikuar.
Në të dyja
fotot shfaqet me të njëjtin fustan. Por në njërën prej tyre bien në sy linjat e bëshme kurse në tjetrën linjat perfekte
trupore. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2020,
ora 16:32