Më shumë të shëruar sesa të sëmurë, shpresë për Shqipërinë

Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri duke e çuar numrin total në 283.

Kjo vijon të mbetet një shenjë e mirë pasi nga 539 rastet e konfirmuara në vendin tonë sipas shifrave zyrtare rezulton se kemi më shumë të shëruar se sa pacientë të infektuar të cilët llogaten të jenë 230 pasi 26 kanë humbur jetën.

Megjithatë ritmi i pacientëve të shëruar është ngadalësuar përsëri ditën e sotme nga 26 që u raportuan ditën e djeshme.


Shtuar 17.04.2020 09:38