Uniforma të reja për anëtarët e SPAK (FOTO LAJM)

Tetë anëtarët e SPAK janë betuar sot para Presidentit Ilir Meta, duke shënuar kështu fillimin e punës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në Institucionin e Kryetarit të Shtetit u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit Ilir Meta, të tetë anëtarëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: znj. Elida Kaçkini, znj. Enkeleda Millonaj, z. Edvin Kondili, z. Behar Dibra, z. Arben Kraja, z. Klodian Braho, z. Ened Nakuçi dhe z. Altin Dumani.

Ndërkohë pa humbur kohë është bërë edhe vendosja e tabelave të reja në institucion me emërtimin e ri, por gjithashtu ka ndërruar edhe emërtimi në tunikën e prokurorëve.

Shtuar më 19/12/2019, ora 12:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori