Ulërima, dridhej toka nga rënkimet! Ushtari rrëfen tmerrin në varrin e Enver Hoxhës natën që vdiq (FOTO LAJM)

Një histori e publikuar nga “Catholic World Report” mbi disa ngjarje të çuditshme në varrin e Enver Hoxhës natës që vdiq kanë shkaktuar mjaft debate në rrjetet sociale, mes atyre që i besojnë dhe atyre që e shohin këtë si fiction.

Ka qenë shkrimtari shqiptar Marcel Hila ai që ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur në vitin 1985 në vendin tonë.

Hila tregon se gjithçka nisi, kur ai ishte ushtar në regjimin komunist. Ai ishte i paarmatosur, pasi regjimi nuk i besonte për t'i dhënë armë. Kështu, kjo kategori ushtarësh merreshin me punë të ndryshme të rëndomta.

Ngjarja e rrëfyer prej tij zhvillohet një ditë pas vdekjes së Enver Hoxhës, ku në repart mbërrin një ushtar i ri, i cili kishte shërbyer më parë në Gardën e Republikës.

"Ne kishim frikë se ai ishte spiun. Por ushtari i ardhur nga Garda e Republikës e kishte treguar më pas se pse e kishin ulur në detyrë", tregon Hila duke vijuar rrëfimin e ushtarit.

Sipas Hilës, ushtari rrëfeu: "Ne ruanim varrin e Enverit. Nuk ia ke idenë se si është aty natën. Dëgjon zhurma, ulërima, britma, toka dridhet poshtë këmbëve të tua, duket sikur rënkimet vijnë nga humnera. Është një torturë. Mbi 20 njerëz nga njësia jonë kanë përfunduar në psikiatri. Duke ardhur këtu, unë shpëtova nga e gjitha kjo. Sigurisht punoj më shumë, por të paktën nuk e dëgjoj atë ferr."

Më pas katër vite më vonë, në gusht të vitit 1989, Nënë Tereza, shkoi tek varri i ish-diktatorit.

Hila thotë më tej se pasi shkoi Nënë Tereza aty ajo u lut për ca kohë.

Shkrimtari thotë se Nënë Tereza ishte ftuar nga Nexhmije Hoxha, e cila shpresonte se ndërmjetësimi i saj mund të zhdukte dukuritë e mbinatyrshme që kishin pllakosur varrin e të shoqit.

Pasi vizitoi varrin e Hoxhës, ajo u lejua të vizitonte varrin e nënës dhe motrës që saj, që kishin vdekur në vitin 1971.

Sipas asaj që thotë Hila, pasi Nënë Tereza u lut mbi varrin e ish-diktatorit dukuritë e tmerrshme që ndodhnin aty morën fund.
Shtuar më 29/03/2019, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori