PSG del “thatë”, West Ham tranferon Gianluca Scamacca

West Ham ka arritur marrëveshjen me Sassuolon dhe me Scamaccan.

Të dyja klubet tashmë janë duke përgatitur dokumentat përkatëse për sulmuesin Italian. Marrëveshja është arritur për 36 milionë euro plus 6 milionë të tjera bonuse. Sot pritet të përfundojnë detajet e marrëveshjes dhe sulmuesi Italian do të marrë valixhet për në Angli.

Konkurrent i fortë për shërbimet e Scamacca ishte PSG, klub francez i cili humbi rrugën në momentin kur West Ham u shfaq me një ofertë më të lartë./h.ll/albeu.com


Shtuar 23.07.2022 08:13