“Ore zotëri”, Albana Fico i drejtohet Alfred Çakos: Flet budallallëqe

Drejtoriesha e ISHP-së ka reaguar në lidhje me deklaratat konspirative të Aldred Çakos i cili mohon ekzistencën e vriusit dhe thotë se vaksinat injektojnë çip.

Fico u shpreh se, Çako flet budallallëqe dhe se njerëzit që e dëgjojnë i thonë mirëseerdhe, vdekjes.

“Një Alfred Çako a ça është ai. Ai është një fyerje. Nuk e kuptoj si burime të tilla të papërgjeshme dhe të drejtën e të vërtetës e kemi ne që kemi bërë shkollimin për të kuptuar nëse kemi ne të drejtë apo ka dikush të drejt në mjekësi. Përhapin budallëqe, jo po çipi, jo po kjo. Ore zotëri.

Ju po shkoni të gjithë në mjekësi, por edhe ata që nuk kanë shkuar në mjekësi kanë bërë biologji.  Pyesni ore, ka fakultet mjekësie, ka ISHP, ka pedagogë. Bëni një forum me pyetje dhe të japim përgjigje. Nuk mund të dëgjojnë njerëzit këtë Çakon a ca janë të tjerë aty dhe thotë shikoj në Facebook, dëgjoj Çakon unë aty dhe nuk vaksinohem. Welcome, vdis, se kështu i bie”, deklaroi Fico./albeu.com


Shtuar 13.10.2021 11:59