Ujqërit bëjnë "masakër" në Dibër, zbresin në zonat e banuara (FOTO LAJM)

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar një sërë problemesh, si në qarkullimin e automjeteve, në furnizimin me energji elektrike, deri në rrezikimin e jetës së banorëve në zonat malore, për shkak të egërsirave të uritura.

Ujqërit janë kthyer në kërcënim serioz për banorët e Dibrës, pasi për shkak të urisë kanë zbritur nga malet në zonat e banuara, duke gllabëruar disa bagëti, por edhe duke rrezikuar jetën e banorëve.

Burime nga Dibra bëjnë me dije se një grup ujqërish kanë sulmuar bagëtitë duke u lënë atyre vetëm kockat, ndërsa janë tmerruar fëmijët.

Ndërkohë janë siguruar edhe pamjet sesi ujqërit kanë shqyer bagëtitë, duke u lënë atyre vetëm eshtrat, ndërsa thuhet se nëse nuk do të kishin qenë qentë të cilët do të përballeshin me ujqërit do të rrezikohej edhe jeta e fëmijëve, shkruan Faxëeb. Qentë kanë arritur që të mbysin njërin prej ujqërve.

Për më shumë shihni foto e mëposhtme:
Shtuar më 07/01/2019, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori