Ujëvara e përgjakshme e Antarktikun lindor (FOTO LAJM)

Në Antarktikun lindor gjendet ujëvara e përgjakshme e cila për herë të oparë është zbuluar në vitin 1911. Shkencëtarët kishin dyshuar se prapa ngjyrës së saj të kuqe fshiheshin algat, por pretendimi i tyre doli jo i saktë pasi misteri i kësaj ujëvarë është shumë interesant.

Ujëvara e përgjakshme është një kapsulë kohore, e cila përmban një ekosistem që ka mbijetuar në kushte jashtëzakonisht ekstreme të jetës. Akullnaja Taylor u formua para rreth 2 milionë vjetëve, ajo thjesht e kishte ngrirë në kohë, komunitetin e lashtë të mikrobeve (17 lloje), i cili vazhdon të mbijetojë edhe në ditët e sotme, duke na dhënë një shembull interesante të mbijetesës në kushtet me ekstreme.

Të ngujuara nën shtresën e trashë të akullit, mikrobet kanë mbetur të izoluara nga bota e jashtme në kapsulën e tyre kohore natyrore, këto janë mikrobet që janë përshtatur jetës pa dritë, pa oksigjen dhe me shumë pak nxehtësi. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 10:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori