Ende asnjë kandidaturë e dorëzuar për kryetar të LSDM, kush është politikani ambicioz që ka nisur të “predikojë” idetë e tij

Ende nuk ka një kandidaturë konkrete nga radhët e LSDM-së për postin e kryetarit të kësaj force politike.

Ndërkohë vijojnë bisedimet me partinë shqiprare Alternativa, për qeverinë e re.

Vetëm Dimitar Kovaçevski, zv.ministri aktual i financave ka shprehur ambicje për këtë pozit.

“Unë e përgatis kandidaturën dhe do ta dorëzoj gjatë ditëve në vijim sipas afateve.  Një prej mesazheve kryesore është së pari të bashkohet anëtarësia e LSDM-së por edhe simpatizuesit. Mendoj se duhet të formohet ekip  dhe tani LSDM-ja në të gjitha nivelet ka ekipe cilësore që e udhëheqin  partinë, megjithatë çdo herë mund të përfshijmë njerëz që mund të  japin kontribut shtesë për të krijuar energji të re”, tha Dimitar Kovaçevski.

Përveç paralajmërimeve ambicioze të Kovaçevskit, askush tjetër deri më tani nuk ka shprehur  ambicie për pozitën e njeriut të parë të LSDM-së. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe kategorikisht e hodhi poshtë mundësinë e tillë.

“Jo. Nuk kam interes të tillë”, theksoi Venko Filipçe.

As ministrja e arsimit dhe nënkryetarja e partisë Milla Carovska, nuk thotë nëse do të kandidoj për kryetare të partisë.

“Procedura është hapur, mendoj se të gjithë anëtarët  në mënyrë transparente  kanë mundësi që të paraqiten. I gjithë procesi në mënyrë demokrate do të zhvillohet në LSDM-në“, theksoi Milla Carovska, ministre e Arsimit./albeu.com/