Gjërat më të çuditshme që njerëzit kanë thënë kur flasin në gjumë

Nëse s’jeni nga ata që flisni në gjumë, jeni nga ata të tjerët që mbajnë shënime të budallallëqeve që dëgjoni gjatë natës. Cilat janë gjërat më të çuditshme që kanë dëgjuar njerëzit prej partnerëve, familjarëve apo shokëve që flasin kur flenë?

1.

“Një herë unë dhe babi im ishin me pushime në ishujt Canary. Atë e kisha zënë gjumi 100%, por kishte ngritur duart në një pozicion që dukej sikur po i tregonte dikujt dhomën dhe fliste pa pushim aq sa më zgjoi nga gjumi.”

2.

“I dashuri im ma nxori gjumin njëherë sepse e kapa duke bërë një bisedë të plotë me një recepsionist hoteli, ndërkohë që ishte në gjumë. E dëgjoja që i ankohej atij për dhomën ku po rrinim dhe i kërkonte të na zhvendosnin në një më të mirë.”

3.

“Im shoq flet thuajse çdo mbrëmje në gjumë. Unë e regjistroj shpesh dhe madje i shënoj diku ato që janë më interesante.”

4.

“Dikur, burri im m’u kthye me një ton të inatosur dhe gjithë inat më kërkoi të çohesha nga shtrati. U tmerrova derisa pastaj filloi të gërhiste.”

5.

“Një ditë filloi të më tundej krevati natën dhe kur u ktheva nga partneri im që po flinte më tha: ‘Jam unë që konkurroj tek Dancing With The Stars.”

6.

“Ish-i dashuri im po flinte një ditë dhe papritur më kap nga shpatullat dhe filloi të ulëriste. ‘Banka! Ata po vjedhin gjithë kursimet e mia.'”

7.

“Kushërira ime kur flet gjatë gjumit bën pyetjet më filozofike të mundshme. Njëherë pyeste veten si e hanë luanët picën. Ata s’kanë thika të posaçme.”

8.

“Ish partneri im vazhdimisht thoshte të njëjtën frazë kur flinte gjumë. ‘S’mund të paguajë, elefantët më kanë vjedhur gjithë kartat e kreditit.'”

Burimi: BuzzFeed


Shtuar 6.12.2021 10:47