Ua tregojmë qefin shqiptarëve! Ekstremistët grekë organizohen për varrimin e terroristit që sulmoi policinë

Ndërkohë që familjarët janë duke u përgatitur për të kryer ritet mortore të terroristit që sulmoi me armë policinë, shumë ekstremistë grekë janë duke u organizuar në rrjetet sociale duke thënë se do të marrin pjesë në varrimin e tij.

Në mjaft media online të Greqisë gjen njoftime për organizim të udhëtimit për në Bularat, ndërsa nuk mungojnë kërcënimet për shqiptarët dhe forcat e rendit të Republikës së Shqipërisë, shkruan Albeu.com.

Në galerinë e mësipërme mund të gjeni disa komente në mediat online greke, ku duket se ata po organizohen për të mbërritur nesër në Bularat.

Duket një provokim i pastër prej ekstremistëve grekë, të cilët gjenden në krahun e një terroristi që sulmoi me armë forcat ligjzbatuese në Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2018, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori