U zhduk pasi shkoi në tualet, tragjedi ajo që i ndodhi 5-vjeçarit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një nënë e dëshpëruar duke qarë përshkroi në gjykatë gjetjen e trupit të djalit të saj pesëvjeçar të mbytur në gropën e banjos së shkollës në Afrikën e Jugut.

Michael Komape, një nxënës në Shkollën Fillore "Mahlodumela" në krahinën veriore të Limpopo, u zhduk pas shkuarjes në tualet.

Nëna e tij, Rosina, i tha një gjykate se kishte marrë një telefonatë nga mësuesi i shkollës, i cili i ishte thënë se djali kishte rënë në gropën e shkollës, përcjell albeu.com.

Kur arriti, e pa krahun e djalit të saj, por nuk mundi të shihte pjesën tjetër të trupit të tij.

Ajo dhe burri James vendosën të padisin Ministrin e Arsimit Themelor, i cili mohon përgjegjësinë për mbytjen.

Ata kanë pretenduar se tualetet ishin të shkatërruara dhe nuk ishin të përshtatshme për përdorim njerëzor.

Sipas BBC, ata janë duke hedhur në gjyq edhe ministrinë e arsimit Limpopo dhe mësuesin e shkollës, duke pretenduar se kanë vepruar me neglizhencë ose duke shkelur të drejtën kushtetuese të nxënësve për një arsimim bazë. /albeu.com/






















Shtuar më 14/11/2017, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori