“E thera me thikë”, burri vret të dashurën 7 muajshe shtatzënë në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 29-vjeçare 7 muajshe shtatzënë është vrarë në mënyrë makabre nga partneri i saj.

Trupi i pajetë i 29-vjeçares Giulia Tramontano, shtatë muajshe shtatzënë u gjet sot nga policia italiane.

E reja ishte zhdukur që prej fundjavës pa lënë asnjë gjurmë dhe kërkohej prej ditësh.

Trupi i saj u gjet në një ndërtesë të vjetër në via Monte Rosa pas rrëfimit të bërë nga i dashuri i saj i cili zbuloi se ishte edhe autori i masakrës.

Ka qenë i dashuri i saj Alessandro Impagnatiello, i cili ka treguar se ku e kishte fshehur trupin e partneres së tij.

“E vrava. E godita me thikë për vdekje”, ka rrëfyer 30-vjeçari gjatë marrjes në pyetje.

Nga hetimet u zbulua se Giulia kishte pasur një debat të ashpër me të dashurin e saj pas zbulimit të një lidhjeje paralele me një të huaj të re./albeu.com/