U zgjodh vajza më e bukur në botë, por të gjithë janë kundër saj (FOTO LAJM)

Bella Hadid u shpall vajza më e bukur në botë duke lënë pas një numër të madh vajzash shumë të bukura, si: Beyonce, Amber Heard, Ariana Grande, Taylor Swift, Katy Perry, Kate Moss, Natalie Portman dhe Scarlett Johansson.

Ky rezultat erdhi pasi disa kirurgë plastikë përdorën një ekuacion matematikor të shpikur nga grekët e lashtë, që quhet Beauty Phi.

Sipas kësaj teknologjie, Bella Hadid i afrohet më shumë fytyrës perfekte me 94.35%. Mjekra, pozicioni i syrit dhe balli janë përcaktuar si karakteristikat më të mira të modeles. Pas saj vinte Beyonce, e cila, sado e pabesueshme t’ju duket, humbi pikë nga mjekra dhe vetullat e saj.

Tani Twitter-i “ka marrë flakë” dhe njerëzit po shprehin revoltën e tyre ndaj këtyre rezultateve. Sipas tyre, kirurgët kanë përdorur standarde bukurie jashtë mode dhe mendje-mbyllur.
Shtuar më 06/10/2020, ora 18:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori