U vra një shqiptar nga Kosova: BILD ndryshon versionin për krimin që tronditi Gjermaninë

Nga një incident i armatosur në fshatin Abensberg të Bavarisë së Poshtme ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Siç ka shkruar fillimisht gazeta gjermane “pi-neës.net”, thuhej se personi i vrarë dhe i plagosuri ishin të nacionalitetit serb dhe se ishin sulmuar nga dy shtetas nga Kosova.

Megjithatë gazeta tjetër gjermane “BILD”, jep një version tjetër të ngjarjes dhe raporton se personi i vrarë është kosovari me inicialet Fatos. L (39 vjeç) dhe ka mbet i plagosur rëndë vëllai i Fatosit.

Express raporton duke iu referuar dëshmive të shqiptarëve të Kosovës në qytetin Abensberg se bëhet fjalë për dy kosovarë, njëri që është plagosur dhe tjetri që është vrarë.

Ndërkohë është përcjellë edhe një njoftim në facebook i një familjari i cili ka thënë se kanë marrë lajmin për vdekjen e Fatos Lumit, emër ky që koincidon me inicialet e dhëna nga gazeta gjermane BILD.

Sejdi Oruqi është një i afërm i familjes së të ndjerit Fatos Lumi, i cili ka treguar se çfarë ndodhi.

Ai ka konfirmuar se edhe vëllai i Fatosit, Hakiu është i plagosur rëndë.

“Po ka ndodhur një vrasje. Edhe vllau i Fatosit, Hakia është i plagosur rëndë. Fatosi ka vdekur menjëherë”, ka thënë Oruqi për Express.

Dyshohet ndërkohë se edhe autorët e vrasjes dhe plagosjes janë nga Kosova.
Shtuar më 03/10/2019, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori