U vesh si bari? Ky stilist është "fajtori" për veshjet e çuditshme të Ramës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kryeministri Edi Rama është një ndër kryeministrat më të komentuar për veshjen e tij.

Me një stil ndryshe, shumë larg atij zyrtarit kryeministri Edi Rama nuk preket nga kritikat por vazhdon të pasurojë garderobën e tij me atlete të bardha, çitjane, xhupa me logo sporti, veshje të cilat tashmë e personifikojnë atë.

Por ku është frymëzuar kryeministri Rama?

Nëse i hedhim një sy instagramit të kryeministrit, shohim që ai ka plot "175k ndjekës" por ndjek vetëm dy profile.

Dhe profilet nuk janë njerëzit e tij të afërt, as djali, as vajza, vëllai apo bashkëshortja, raporton albeu.com.

Kryeministri Edi Rama ndjek një faqe të njohur në lidhje me arkitekturë dhe profilin e cila është "fajtorja" për çitjanet e Ramës.

Profili quhet "Yohji Yamamoto" dhe është e një dizenjuesi shumë të njohur japonez, raporton albeu.com.

Konsiderohet si një rrobaqepës master dhe është i njohur për rrobaqepësinë e tij avangarde që paraqet estetikë të dizajnit japonez. /albeu.com/


Shtuar më 25/09/2018, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori