Aksidenti tragjik në Tiranë, ky është 20-vjeçari që drejtonte “Audin”

Një aksident tragik ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë pranë rrethrrotullimit të TEG në Sauk, ku dy gra humbën jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit 20-vjeçari Klevis Ruçaj ndërroi jetë në spitalin e Traumës, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Personi që shihni në foto është 20-vjeçari Ruçaj, i cili ishte drejtuesi i mjetit “Audi’ i cili pasi kaloi barrierat mbrojtëse ra nga mbikalimi mbi kofanon e një makine tjetër.

Njoftimi: 

Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R, 20 vjeç drejtuesi i automjetit tip “Audi” njoftoi policia.

Në aksident mbetën të plagosur dhe tre personat që udhëtonin në mjetin tip “Honda”, përkatësisht O.K, A.K dhe Q.K.

Ngjarja ndodhi në orën 17:55 të së enjtes në portën lindore hyrëse të kryeqytetit.

Mësohet se automjeti tip “Audi” me drejtues 24-vjeçarin K.R duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë TEG, pasi ka humbur kontrollin, ka thyer barrierat e mbikalimit dhe përfundoi në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar mjetin tip “Honda”, me drejtues 60-vjeçarin Q.K.

Automjeti që ka rënë nga mbikallimi e ka kthyer në një grumbull hekurishtesh makinën poshtë nga përplasja e fortë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përgjegjësinë për aksidentin me tre viktima.


Shtuar 9.03.2023 23:31