U tha se aksidentoi një kalimtare, Stresi tregon pse u ndalua nga policia (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në media ka qarkulluar një lajm ku thuhej se reperi Stresi kishte sërish probleme me policinë.

Sipas mediave reperi ka shtypur me makinë një kalimtare në qytetin e Prishtinës, e cila po kalonte në vijat e bardha.

Në fotot e publikuar shihej se makina e reperit ishte e ndaluar, megjithatë duket se ajo ka qenë rastësore.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Stresi ka sqaruar se ai nuk ka bërë asnjë aksident thjesht ishte një komtroll rastësor nga policia.

“Ky është aksion policor blic dhe jo aksident, ju lutem mediave pak më mirë me marr informata. Rrespekt Stresi”, shkruante reperi në përshkrimin e videos që fshiu menjëherë.

Këto probleme për reperin kanë nisur rreth një muaj pasi Stresi doli nga burgu i Fushë-Krujës.
Shtuar më 15/08/2019, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori