U tha se ai e hoqi nga "Portokalli", Delinda Disha merr bashkëshortin në "Klanifornia" (FOTO LAJM)

Aktorja e famshme e “Portokallisë”, që të gjithë e njohëm si “Miss Dhoqina nga Patosi”, Delinda Disha, këtë sezon të ri u largua nga “Top Channel”.

Ajo u bë pjesë e “Tv Klan”, si pjesë e kastit të “Klanifornia Shoë”, emision i cili pritet të bëjë namin këtë sezon.

Prej disa ditësh po përflitej se pas Delindës, në “Tv Klan” do të bashkohej edhe bashkëshorti i saj, Eldo Disha.

Këto lajme i ka konfirmuar vetë aktorja së fundmi me një postim në Instagram.

Ajo ka treguar se Eldo do të jetë kostumografi i aktorëve të “Klanifornia Shoë”, duke bashkëpunuar jo vetëm me bashkëshorten e tij, por edhe me kolegët e saj.

Delinda ka publikuar një foto të dorës së bashkëshortit duke bërë një skicë të kostumeve.

“Shihemi në “Klanifornia”. Super kostume”- shkruan aktorja në foton ku etiketon Eldon.

Klanifornia Show” do të transmetohet të shtunave në “Tv Klan”.

Shtuar më 02/10/2019, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori