U shpall mashkulli më seksi në botë, aktori kapet në momente intime me bukuroshen (FOTO LAJM)
Mashkulli më
seksi në botë,
Michael B. Jordan, duket qartë se po shijon lidhjen e dashurisë me modelen 24-vjeçare,
Lori Harvey.
Mediat e huaja kanë publikuar fotografi të tyre, teksa shfaqen në
momente intime duke shijuar rrezet e diellit në Saint Barthelemy.
33-vjeçari shfaqet me një gotë martini në dorë teksa puth dhe përqafon partneren e tij. Nga ana tjetër,
Lori dukej mjaft
seksi e veshur me një palë rroba banje të vogla për format e saj bombastike. Çifti po kalonte mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe
dukej i pandashëm në oqean.
Michael dhe Harvey bënë publike lidhjen e tyre vetëm pak kohë më parë me anë të postime në rrjetet sociale. Ndërkohë prej disa muajsh përflitej se ata ishin në një romancë.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 15:08