U shkatërrua nga ISIS, ky është Mosuli i ri që do të ndërtohet (FOTO LAJM)

Një arkitekt që shpreson të rindërtojë Mosulin e shkatërruar nga lufta, ka propozuar një sërë urash mahnitëse 3D të që do ta transformonin qytetin duke përdorur mbetjete ndërtimit të shkatërruara nga lufta, përcjell albeu.com.

Arkitekt Vincent Callebaut dha idenë "The 5 Farming Bridges", e cila përmban njësi banimi të printuara 3D në formën e merimangave të artikuluara mbi lumin Tigris.

Pesë printerë 3D mund të ndërtonin 30 shtëpi në ditë, ose gati 55,000 njësi banimi në pesë vjet të shpërndara mbi pesë ura.

Koncepti ishte një projekt fitues i Konkursit të Çmimit Rifat Chadirji, 'Rindërtimi i Zonave të Liruara të Irakut: Strehimi i Mosulit', shkruan albeu.com.

Në të gjithë qytetin, rreth 10,000 ndërtesa u dëmtuan gjatë luftës, pjesa më e madhe në Mosulin perëndimor, vendi i artilerisë më të madhe, sulmeve ajrore dhe luftimeve gjatë pesë muajve të fundit.

Sipas qeverisë së Irakut, më shumë se 1 miliardë dollarë do të nevojiten për të rehabilituar shërbimet bazë në të gjithë Mosulin dhe për të përgatitur një plan urbanistik elastik për t'i mirëpritur me dinjitet refugjatët e luftës dhe personat e zhvendosur brenda vendit. /albeu.com/





















Shtuar më 03/11/2017, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori