U shërua nga COVID-19 pasi u infektua në punë, mjeku dëshiron të kthehet prap në shërbim

Pasi u lajmërua infektimi i tij, mjeku i njohur Dhimitër Kraja la Spitalin Infektiv për t’u rikthyer në banesë pasi kishte rezultuar negativ me testin ndaj koronavirusit.

Kraja u rikthye në punë pavarësisht se tashmë ka dalë në pension ndërsa i është përgjigjur thirrjes së qeverisë për nevojat e vullnetarëve në frontin e punës në luftën ndaj pandemisë.

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për shëndetin e tij dhe të mjekut Roland Xhaxhi i cili rezultoi po ashtu me koronavirus.

Reagimi i ministres Manastirliu:

Prof. Dhimitër Kraja ka rezultuar negative nga testimi I fundit, pra është i shëruar dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

Kur bisedova me të më tha që do të rikthehet në shërbim. Ndërsa prof. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar.

Sot bisedova me të dhe është duke dhënë një dorë për mjekët e infektivit aty në spital, edhe pse është vetë i prekur. Shembuj të tillë janë frymëzues.
Shtuar më 06/04/2020, ora 18:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori